18:20 / E Mërkurë, 28 Shtator 2022 / AR

Qau për 33 vite mbi varrin e dikujt tjetër pasi kujtonte se ishte i babait të saj

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në zonën e Pinetos në Itali, ku për 33 vite me radhë vajza shkonte dhe qante në varrin e babait të saj, deri sa kuptoi se aty nuk ndodhej trupi i të atit por i një personi tjetër.

Çfarë kishte ndodhur?

Në pranverë të vitit 2017-të komuna jep urdhër për zhvendosjen e varreve të vjetra për shkak se nuk kishte hapësirë, dhe u njoftuan të gjithë familjarët.

Por kur vajza vajti dhe u interesua për trupin e babait mësoi, se ai nuk kishte qenë kurrë i varrosur aty, pasi kishte ndodhur një ngatërresë disa vite më parë.

Tashmë çështja ka kaluar në gjykatë.