07:23 / E Mërkurë, 25 Shtator 2019 / indeksADMonline

8 hile që na bëjnë të dukemi të veshura SUPER shtrenjtë

Nëse mendoni se për t’u dukur e veshur shtrenjtë, duhet të lini gjithë pasurinë tuaj në gjëra të shtrenjta, e keni gabim. Të dukesh e veshur mirë, lidhet me blerjet e zgjuara! Dhe disa hile të vockla që duhet t’i keni parasysh çdo herë para se të dilni nga shtëpia!

1. Bëjini të mendojnë që as lani dhe as hekurosni rroba vetë! 

Asgjë s’duket më luksoze se sa një këmishë e pa zhubrosur. Nuk po themi të çoni çdo veshje në pastrim kimik, jo. Thjesht investoni në një hekur të mirë!

2. Vishuni me këtë ngjyrë nga koka tek këmbët, kështu bota do të mendojë që njollat s’janë problemi juaj.

Nëse pak ketchup bie në pallton tuaj, ju merrni një taksi dhe kaq.

3. Vishni taka, për të bërë diferencën nga turma.

Të gjithë e dimë që s’janë të rehatshme për të bërë rrugë të gjata, por ata do të mendojnë se makina po ju pret atje sepse një vajzë e veshur me kaq shije, s’bën rrugë të gjata në këmbë. 

4. Investo në materiali si mëndafshi dhe pambuku.

Kurrë poliestër. S’ka rëndësi sa shumë rroba ke. Një material i keq nuk do të të tregojë kurrë në nivelin e klasit që po kërkon. 

5. Mbaj gjithmonë një çadër me vete.

Një çadër të madhe me bisht prej druri. Çadër princeshash, sepse t’i kujdesesh për flokët!

6. Mbaje çantën si të kishe një Hermes Birkin.

7. Mbaj gjithmonë një orë.

Por përveçse të jetë e thjeshtë, të jetë funksionale. Pse të nxjerrësh telefonin vend e pavend?

8. Kujdesu të marrësh shumë pak gjëra me vete.

Çantat e vogla janë kthyer në simbol statusi. Merrni një çantë që të ketë vend mjaftueshëm për paratë dhe një buzëkuq./Indeksonline/