09:59 / E Hënë, 08 Mars 2021 / OSH

8 marsi në Amerikë, rrahje masive mes femrave!

Sot është 8 marsi, që ndryshe njihet si Dita e Gruas. Kur gratë në tërë botën, sidomos në këtë ditë ndihen më të priviligjuara, një skenë nga Amerika e thotë të kundërten.

Gratë janë përfshirë në një sherr masiv ku kishte dhunë.

Gjithçka ndodhi në një dyqan ku sherri thuhet se kishte nisur për mosrespektimin e radhës në pritje. Ngjarja është regjistruar në Arizona në dyqanin “Bath & Body”.

Përfundimisht, një punonjës mashkull ndërhyn për ndërprerë rrahjen midis grave./Indeksonline/