19:38 / E Martë, 10 Shtator 2019 / indeksADMonline

8 mijë bileta të shitura për ndeshjen Shqipëri – Islandë

Sonte në orën 20:45 në ‘Elbasan Arena’ kombëtarja shqiptare e futbollit do të presë ekipin e Islandës për ndeshjen e gjashtë të vlefshme për ‘Euro 2020’ në grupin H.

Pas humbjes së thellë ndaj Francës, Shqipëria do të tentojë që të marrë pikët e plota me disa ndryshime në formacion, teksa kapiteni Mavraj është ulur në stol.

Në portë do të jetë Strakosha, më pas në mbrojtje Hysaj, që do të jetë kapiten, Ismajli, Gjimshiti, Dermaku dhe Lenjani. Në mesfushë do të luajnë Gjasula, Memushaj, Bare dhe Manaj, ndërsa Cikalleshi do të jetë i vetëm në sulm.

Shqipëria ndodhet në vendin e katërt me 6 pikë dhe nëse sonte nuk do të marrim pikët e plota i themi lamtumirë ëndrrës për të qenë në garë për kualifikim. Kjo është koha për të reaguar. Në kampin kuqezi janë optimistë për një rezultat pozitiv mbrëmjen e sotme.