75 Mall Live Search
14:53 / E Shtunë, 04 Korrik 2026 / Gj Sh

Zlatko Dalic mendon dorëheqjen nga posti i trajnerit të Kroacisë, ky pritet të jetë pasardhësi i tij

E ardhmja e Zlatko Dalic në stolin e Kombëtares së Kroacisë mbetet e paqartë, pasi mediat kroate raportojnë se trajneri pritet të marrë një vendim përfundimtar mbi të ardhmen e tij deri të mërkurën.

Sipas të përditshmes Sportske Novosti, pasi Kroacia është eliminuar nga Kupa e Botës, Dalic është pranë largimit nga posti i përzgjedhësit, duke i dhënë fund një prej periudhave më të suksesshme në historinë e futbollit kroat, shkruan IndeksOnline.

Nëse largimi i tij zyrtarizohet, favoriti kryesor për ta zëvendësuar është ish-trajneri dhe ish-kapiteni i Kroacisë, Slaven Bilic.

56-vjeçari është përmendur si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e kombëtares, falë përvojës së tij të madhe si trajner në nivele të ndryshme dhe njohjes së mirë të futbollit kroat.

Dalic mori drejtimin e Kroacisë në vitin 2017 dhe udhëhoqi ekipin drejt arritjeve historike, duke fituar medaljen e argjendtë në Kupën e Botës 2018 në Rusi dhe medaljen e bronztë në Botërorin 2022 në Katar./IndeksOnline/