Garë performancash nga 8 modele të Ford [Video]
Ford ka zhvilluar një garë interesante me 8 modele të ndryshme dhe më të shpejta të kompanisë, në qarkun Motorland pranë Barcelonës.
Duke filluar nga F-150 Raptor deri te modeli i garave GT, 8 makinat kanë bërë një xhiro prej 3,3 milje, të gjitha me shoferë profesional në timon.
Raptor, si makina më e ngadaltë nga të tetat, nisi garën 11 sekonda para modelit tjetër Fiesta ST 2017. Dy sekonda pas Fiesta ST 2017 niset Fiesta ST 2018, e pastaj 5 sekonda më pas niset Ford Fouc RS… dhe kështu me radhë, deri te modeli i fundit dhe më i shpejti, Ford GT.
Për të shikuar këtë garë mjaft interesante, ndiqni videon në vazhdim. /IndeksOnline/