16:00 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Njihuni me kabrioletin e ri të BMW-së

Serie-8 kabriolet është një nga modelet që BMW e ka mbajtur më së shumti sekret gjatë viteve të fundit.

Mirëpo, së fundmi fotografët spiunë kanë zbuluar pothuajse gjithcka për modelin e ri, i cili së shpejti pritet të prezantohet. Tani kanë rrjedhur edhe fotot zyrtare të këtij modeli dhe mund ta shikojmë të plotë atë.

Modeli në foto është M850i ​​xDrive, i cili ka një motor benzinë 4.4 litërsh V8 me një marsh auomatik Steptronic me 8 shpejtësi.

M850i ​​xDrive Convertible do të ketë 530 PS. Shpejtësinë 0-100 km/orë e arrinë për 3,7 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale kufizohet elektronikisht në 250 km/orë. /IndeksOnline/

Temat: