19:46 / E Enjte, 05 Mars 2020 / indeksADMonline

8 projektet prioritare që Abdixhiku e Ahmeti u dakorduan për t’i realizuar këtë vit në Prishtinë

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka takuar sot të parin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Gjatë këtij takimi u prezantuan  projektet primare të Qeverisë në infrastrukturë e mjedis në Prishtinë.

Abdixhiku tha se me Ahmetin u dakorduan që të ndërtojnë një grup të përbashkët ministri-komunë, që të koordinohen projektet për këtë vit në Prishtinë, transmeton Indeksonline.

“Sot vizitova Kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti dhe ekipin e tij. I prezantova projektet prioritare te Qeverisë në infrastrukturë e në mjedis në Prishtinë. U pajtuam të ndërtojmë një grup të përbashkët Ministri-Komunë që do të koordinojnë projektet e mëdha në Prishtinë këtë vit, me theks të veçantë”, tha Abdixhiku.

Kurse projektet që u prezantuan si prioritare janë këto:

– Rrugën A me gjithë kolektor;

– Unazën e Prishtinës;

– Hartën Zonale;

– Përpjetëzën e mbikalimet në Veternik;

– Urën dhe unazën në Arbëri;

– Kolektorin në Hajvali;

– Ujësjellësin në Gollak;

– Trajtimin rajonal të mbeturinave.

“Kryeqyteti në këtë mandat qeverisës do të ketë vëmendje rrënjësisht më të shtuar”, shtoi ministri Abdixhiku./Indeksonline/