14:58 / E Martë, 03 Nëntor 2020 / OSH

8 të vdekur brenda ditës nga Covid-19

IKShPK-ja sapo ka publikuar raportin e 24 orëve të fundit me rastet e prekura me Covid-19.

Në mbarë vendin rezultojnë të infektuar 334 ndërsa numri i të vdekurve brenda kësaj dite është 8, raporton IndeksOnline.

Në mbarë vendin që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në mbarë vendin kanë vdekur si pasojë e Covid-19, 705 persona.

“Numri total i rasteve pozitive është 20.989 raste nga 98.769 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 705 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 81 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.722 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.562.”, thekson raporti.