75 Mall Live Search
18:46 / E Enjte, 25 Qershor 2026 / Z S

8-vjeçari Diell Durmishi publikon këngën e tij të tetë, “Ritmi Veror”

Diell Durmishi ka sjellë projektin e tij më të ri muzikor, këngën “Ritmi Veror”, e cila tashmë është publikuar në platformën YouTube.

Ndonëse vetëm 8 vjeç, Dielli vazhdon të dëshmojë talentin dhe përkushtimin e tij në muzikë. “Ritmi Veror” është kënga e tetë në karrierën e tij artistike, një arritje e veçantë për moshën që ka.

Kënga vjen me ritme dinamike, energji pozitive dhe atmosferë të ngrohtë verore, ndërsa videoklipi shoqërohet me një interpretim të spikatur dhe paraqitje skenike mbresëlënëse nga i riu.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hysen Durmishi, babai i Diellit, ka ftuar publikun që ta dëgjojë dhe ta mbështesë projektin më të ri të djalit të tij.

“Ritmi Veror” mund të ndiqet tashmë në YouTube.