11:59 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

8-vjeçari shpërthen në lot pasi Mo Salah i dhuron fanellën e tij

Nuk mund ta mohojmë faktin se Mohamed Salah është i preferuari i tifozëve për shumë tifozë të Liverpoolit.

Pas një sezoni fenomenal në debutim, sulmuesi egjiptian pëlqehet mjaft shumë nga tifozët dhe jo befasisht, ai krijon momente speciale në fushë dhe jashtë saj.

Wayne Dunlop e solli djalin e tij, Lewis, në ndeshjen, Liverpool – Southampton të shtunën.

Dhe 8-vjeçari brohoriti në drejtim të Salah nga tribunat, teksa ai shpërtheu në lot pasi 26-vjeçari ia dha atij fanellën, transmeton IndeksOnline.

Credit: Press Association

Ishte me të vërtetë një moment prekës. Shiheni videon e mëposhtme:

Në fakt, reprezentuesi egjiptian madje u përgjigjë edhe në postimin e Dunlop në Twitter pasi u etiketua në video.

Padyshim një moment klasi nga Mo Salah./IndeksOnline/