19:49 / E Diele, 06 Shtator 2020 / indeksADMonline

8 zakone të këqija që po shkatërrojnë flokët tuaj

Flokët e bukur janë pasqyrë e shëndetit.

Në këtë artikull  ne do të nxjerrim në pah tetë zakonet e këqija që dëmtojnë flokët dhe  do të japim disa sugjerime se si ta mbroni flokët.

Për shkak të  dinamikës së jetës dhe stresit që na ka kapluar ne sikur harrojmë të përkushtohemi në disa gjëra që janë afatgjate.

Pra, kemi krijuar zakone të këqija të të ushqyerit dhe kujdesit ndaj vetës.Ndër këto zakone ka edhe të atilla që i dëmtojnë flokët tuaj. Ky dëmtim ndodhë ngadalë dhe ju mund të mos e hetoni menjëherë.

Prandaj në këtë artikull portal Unik ju sjell 8 nga gabimet më të shpeshta të flokëve që ju ndoshta nuk i dinit:

Banje në ujë të nxehtë

Tharja e flokëve me temperaturë të lartë

Mos shpëlarje plotësisht e zbutësit që përdorni

Vendosja e zbutësit direkt në rrënjët tuaja

Fërkoni ashpër flokët me peshqir

Fenirimi kur flokët ende janë të lagur

Lidhja e flokëve sa janë të lagura

Prerja rrallë e flokut tuaj

A  janë këto zakone shprehi e juaja?  Filloni duke u përpjekur për t’i shmangur ato dhe flokët tuaj do të jenë plot me jetë!