11:27 / E Premte, 11 Janar 2019

80% e plaçkitësve me armë janë hajnat nga VV-ja

Indeksonline

Viti 2018 do të mbahet mend për një veçanti e cila nuk ka ekzistuar më parë, që nga paslufta e gjerë më tani. Fjala është për vjedhjet dhe grabitjet me armë që kanë ndodhur në vitin që e lamë pas. Është i habitshëm realiteti i cili manifestohej gjithandej Republikës së Kosovës me grabitje përmes armëve. Kjo nuk ishte e pranishme më parë në kuadër të shoqërisë, mirëpo duket se diçka ka ndryshuar në kanalet e nëntokave që frymojnë ende fuqishëm në Republikën e Kosovës.

Indeksonline, në bazë të burimeve serioze që ka, ka arritur të vë në pah dyshimet në dy rrafshe:

E para, grabitjet me armë kanë ardhur si pasojë e motivimit të shërbimit serb, i cili ka dashur ta ashpërsojë gjendjen në Kosovë duke ngjallur frikë, pasiguri dhe jostabilitet. E gjithë kjo ka ardhur pas fushatës së egër të diplomacisë serbe në rrafshin ndërkombëtar për të mos e njohur shtetin e Kosovës nga institucione ndërkombëtare. Ose edhe më keq, për t’i zhbërë njohjet e shtetit sovran dhe të pavarur. Më pas, befas në skenën politike të Kosovës dolën hajnat e armatosur të cilët grabisnin pasuritë nën kërcënimin e armëve.

Dhe, këtu fillon dyshimi i dytë i cili konsiston në fakte të pamohueshme, gjithnjë sipas Indeksonline dhe burimeve serioze që disponon, se mbi 80% e plaçkitjeve që kanë ndodhur në Kosovë me armë zjarri, janë identifikuar si simpatizantë, anëtarë, ose mbështetës të Vetëvendosjes. Mirëpo, këtu fillon edhe e vërteta e hidhur e cila konsiston se edhe nga burimet tona prej hetuesisë, është vërtetuar ky realitet i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë ka qenë në shërbim të politikës pro-serbe. Duke marrë në konsideratë edhe reagimet e fundit të liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti, apo njerëzve të shërbimit të kësaj partie si Liburn Aliu, nuk është e vështirë të konstatohet se gjykimi i tyre politik dhe strategjik përkon katërcipërisht me politikat ekstreme në Ballkan.

Albin Kurti në një prezantim personal në Facebook, duke e humbur durimin i kërkoi hapur Hashim Thaçit që të shkonte në Gjykatën Speciale për krime lufte në Hagë. Kjo do të thotë se Kurti, njësoj sikurse edhe dosjet e Serbisë që e kanë frymëzuar Gjykatën Speciale si realitet de jure dhe de fakto, kërkon ta ndëshkojë për krime lufte ish-prijësin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lind pyetja, prej nga Z. Kurti merr të drejtën dhe e ka të qartë se Thaçi duhet të shkojë në Hagë? Ku i paska dëshmitë? Në çfarë e bazon kërkesën e tij? A është kërkesa e tij e ngjashme me njerëzit të cilën duan ta varrosin UÇK-në dhe njerëzit që e kanë bërë atë. Hashim Thaçi mund të ketë mëkate ose lëvdata të qeverisjes në kohën e pasluftës, por Hashim Thaçi është njeriu i parë i UÇK-së. Nuk ka tjetër pos Hashim Thaçit si prijës i UÇK-së. Kjo është e vërteta. Prandaj, politika e Vetëvendosjes dhe z. Kurti, thënë në mënyrë figurative, u zhvesh si një prostitutë para një klienti i cili është në gjendje të paguajë shumë para për lëvizjet e veçanta. Kush e paguan z. Kurti për këtë zhveshje që është duke e bërë në politikë dhe çfarë kërkon Vetëvendosje të plaçkisë me armë njerëzit dhe institucionet.

Kosova ka pasur rastin ta shohë edhe videon e një grabitësi i cili i mori jetën një prindi polic, një luftëtari të UÇK-së, një njeriu i cili për atdheun dhe kapitalin e tij e dha jetën 18 vite më vonë pasi e kishte përfunduar luftën e tij.  Edhe vrasjet e fundit që ndodhën, edhe burgosjet e grabitësve dëshmojnë autorësinë dhe realitetin se babai i tyre është Albin Kurti./Indeksonline/

Mos i humb

Të fundit