12:05 / E Diele, 28 Nëntor 2021 / MSH

80 milionë € nëse e doni, Manchester City tremb direkt Barcelonën

Ferran Torres është objektiv i Barcelonës për merkaton e janarit. Sulmuesi, i cili ende nuk është rikuperuar, e dëshiron gjithashtu kalimin te katalunasit.

Sipas Mundo Deportivo Torres e do këtë lëvizje për shkak të konkurrencës së madhe në sulm te Manchester City.

Gjithsesi Manchester City nuk e lë kollaj të ikë sulmuesin. Për Ferran Torres ata pretendojnë 80 milionë euro për kartonin.

Por, kjo shifër është e papërballueshme për Barcelonën në këto momente, për shkak të krizës financiare.