75 Mall Live Search
21:19 / E Hënë, 15 Qershor 2026 / L A

Drejtori i ri i Juventusit vlerëson lartë Zhegrovën

Edon Zhegrova nuk kaloi një sezon të mirë me Juventusin.

Ylli kosovar, pjesën më të madhe të sezonit e kaloi në stol duke u inkuadruar vetëm në minutat e fundit të ndeshjes.

Mirëpo drejtori i ri sportiv i Juventusit, Giovanni Carnevali vlerësoi lartë yllin e Kosovës, duke e quajtur një talent të jashtëzakonshëm.

“Zhegrova? Një talent i jashtëzakonshëm, një goditje e madhe në merkato nga Comolli. Të gjithë e duan në Evropë. Edhe Berlusconi ishte i çmendur pas tij dhe e donte te Monza”, ishin fjalët e Carnevalit.

Mbetet të shihet se a do të qëndrojë Zhegrova te gjiganti italian./IndeksOnline/