08:08 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

Mbi 800 qytetarë u gjobitën dje pasi nuk i respektuan masat ndaj COVID-19

Përveç gjobave për shkelësit e trafikut që ka shqiptuar dje Policia e Kosovës, janë shqiptuar gjoba edhe për qytetarët që nuk i respektuan masat e Qeverisë ndaj COVID-19.

Në njoftimin e Policisë thuhet se janë shqiptuar 848 gjoba në bazë të ligjit COVID-19.


Bartja e maskës dhe ruajtja e distancës fizike prej 2 metrash është obligative me vendim të Qeverisë së Kosovës./IndeksOnline/