14:13 / E Shtunë, 12 Gusht 2023 / AR

DR.Mentor Spahiu pjesë e spitalit “Fati Im”

Doktor Mentor Spahiu është eksperti i fushës së Endokrinologjisë në spitalin “Fati Im”.

Dr.Spahiu njihet për profesionalizmin dhe përkushtimin ndaj pacientëve. Ai ka një bagazh të lartë profesional dhe edukativ.

Ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Shkupit në profilin  Mjekësi e Përgjithshme në vitin 1995.

Në Qendren Klinike Universitare të Kosovës në periudhën 1999-2004 ka përfunduar specializimim nga Mjekësia Interne.

Ndërsa në periudhëm 2008-2010 në Universitetin e Shkupit ka përfunduar specializimin nga Endokrinologjia, diabetologjia dhe sëmundjet e metabolizmit.

Dr.Spahiu  poashtu ka ndjekur shumë trajnime brenda e jashtë vendit.

Ai ka marrë pjesë në trajnimi nga fusha e  andrologjisë nga Qendra Klinike Universitare Eppendorf, në Hamburg të Gjermanisë.

Poashtu ka ndjekur trajnimin nga endokrinologjia reproduktive në FCH kinikë në Gjermani.

Në numër të madh doktori diagnostikon dhe trajton rastet me sindromin e vezoreve policistike.

Për termine kontaktoni në numrin e telefonit të spitalit “Fati Im” 045 322 250.

🏥SPITALI “FATI IM “, ATY KU MREKULLIA FILLON!