75 Mall Live Search
09:48 / E Mërkurë, 03 Qershor 2026 / KV

88-shi i PDK-së, Tringa Bujupi, po fiton mbështetje të madhe qytetare në mbarë Kosovën

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës me numrin 88, Tringa Bujupi, po vazhdon të marrë mbështetje të fuqishme nga qytetarët në mbarë vendin.

E njohur si kandidatja më e re në listën e PDK-së dhe asamblistja më e votuar e kësaj partie në zgjedhjet e fundit lokale në Drenas, Bujupi po tërheq vëmendjen e qytetarëve me energjinë, përgatitjen profesionale dhe angazhimin e saj politik.

Në takimet e shumta me qytetarë gjatë fushatës, 88-shi i PDK-së po pritet ngrohtë dhe po fiton besimin e shumë votuesve, veçanërisht të rinjve, të cilët e shohin atë si një zë autentik të gjeneratës së re në politikë.

Mbështetësit e saj vlerësojnë se Tringa Bujupi përfaqëson vlerat e punës, përkushtimit dhe vizionit për një Kosovë më të zhvilluar, duke e konsideruar një nga kandidatet më premtuese të këtyre zgjedhjeve.

Me numrin 88 në listën e PDK-së, Tringa Bujupi po vazhdon rrugëtimin e saj drejt Kuvendit të Kosovës, e mbështetur nga një numër gjithnjë e më i madh qytetarësh në të gjithë vendin.