08:10 / E Diele, 27 Tetor 2019 / indeksADMonline

880 këpucë të zeza varur në mur, 1 palë për çdo grua të vrarë nga burri

Një palë këpucë për çdo grua të vrarë nga partneri i saj në 2018-ën në Turqi. Artisti Vahit Tuna i vari në muret e jashtme të një ndërtese në zemër të Stambollit, duke mbushur një hapësirë​​prej 260 metrash me 440 palë këpucë me taka.

Ideja e përdorimit të këpucëve vjen nga një traditë e lashtë turke: kur dikush vdes, anëtarët e familjes i vendosin ato para derës së shtëpisë së tij. Në vend të kësaj, u përdor një tjetër temë, ajo e vrasjes së grave dhe kjo u realizua përmes numrave: vetëm në muajin gusht, këtë vit, 49 gra u vranë nga burrat ose shoqëruesit e tyre, dhe rastet janë në rritje.

Këpucët, të zeza dhe të larta, simbol i sfidës dhe pavarësisë, do të qëndrojnë të varura për gjashtë muaj, kështu që të gjithë kalimtarët do të shpenzojnë të paktën disa sekonda duke menduar për këtë temë.