10:20 / E Premte, 24 Mars 2023 / B O

9 vjeçari thyen rekordin botëror të shpejtësisë së zgjidhjes së kubit

Djaloshi nga Kina, Yiheng theu rekordin për kohën mesatare më të shpejtë për të zgjidhur një kub rrotullues 3x3x3 me një kohë prej 4,69 sekondash.

9 vjeçari rrëzoi nga froni veteranët e zarave Max Park (SHBA) dhe Tymon Kolasiński (Poloni), të cilët së bashku mbajtën rekordin me një kohë prej 4.86 sekondash.

Djali vendosi kohën e tij rekord në gjysmëfinalen e Yong Jun KL Speedcubing 2023 në kryeqytetin malajzian të Kuala Lumpur më 12 mars. Shkëlqimi i djaloshit gjithashtu hyri në “Librin e Rekordeve Guinness”./Indeksonline/