00:09 / E Martë, 17 Shtator 2019

94 vjeçarja e vetmuar, bën tatu inicialet e bashkëshortit të vdekur

E njohur si gjyshja e madhe, 94 vjeçarja Hilda Ëest është bërë gruaja më e vjetër në Britani e cila ka bërë tatu inicialet e bashkëshortit të saj të ndjerë në 70 vjetorin e martesës së tyre.

94 vjeçarja ka shkuar të bëjë tatu inicialet e bashkëshortit të ndjerë me qëllim përkujtimi për të, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Hilda është bërë gruaja më e vjetër në Mbretëri të Bashkuar që ka bërë tatu inicialet e bashkëshortit dhe djalit të saj.

Bashkëshorti i Hildas, Ernesti kishte vdekur në vitin 2014 në moshën 70 vjeçare, ndërsa Hilda vazhdon të jetoj në Kenilworth, Warwickshire, Mbretëri të Bashkuar./Indeksonline/