75 Mall Live Search
23:50 / E Premte, 29 Maj 2020 / indeksADMonline

Abazi: Lokomotiva e gjithë procesit të rrëzuarjes së qeverisë Kurti është Thaçi

Zëvendëskryeministri në detyrë Haki Abazi deklaron se qeveria Kurti u rrëzua për shkak të një marrëveshje paraprake në mes të presidentit Hashim Thaçi dhe të parit të LDK’së Isa Mustafa.

Sipas tij, lokomitiva e gjithë procesit të rrëzuarjes së qeverisë është presidenti Hashim Thaçi.

Në deklarimet e tij ai sërish thotë se LDK krijoi një ‘situatë artificiale’ për të rrëzuar qeverinë.

“Nuk ka qenë fare në pyetje çfarëdo lloj problemi në koalicionin VV-LDK. Ka pasur një marrëveshje që nga fillimi për t’ia vazhduar Thaçit një mandat të dytë”, tha Abazi i ftuar në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7.