75 Mall Live Search
20:52 / E Enjte, 04 Qershor 2026 / Z S

IPK konfirmon: Është suspenduar zyrtari i mbrojtjes së afërt të Kurtit

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), në një përgjigje për RTK-në, lidhur me një raport policor të vitit 2025 në Skenderaj, lidhur me deklaratat të zyrtarit të mbrojtjes së afërt të Kurtit, konfirmon se në interes të hetimit ka rekomanduar suspendimin e zyrtarit policor dhe i njëjti bazuar në këto rekomandime është suspenduar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

Rekomandimet janë dorëzuar 10 ditë më parë, thuhet në përgjigje, ndërkohë që hetimi është duke u zhvilluar lidhur me deklarimet kundërthënëse lidhur me rastin./Indeksonline/