75 Mall Live Search
18:17 / E Diele, 31 Maj 2020 / indeksADMonline

Qeveria Kurti mbledhje, pas pak shpalosin masat e reja lehtësuese që nisin nga nesër

Nesër do të hyn në fuqi masat e reja lehtësuese në luftën për parandalimin e pandemisë COVID-19.

Kështu nga 1 qershori do të nis Faza e III-të, e cila parasheh rikthimi thuajse të normalitetit.

Kjo fazë parasheh edhe rihapjen e shumë bizneseve, po ashtu edhe hapjen e kufijve tokësor e ajror, transmeton Indeksonline.

Derisa sot qeveria në detyrë, pritet të njoftojë me saktësi në lidhje me këtë fazë. Kryeministri Kurti momentalisht po mbanë një mbledhje me ministrat e tij.

Pjesë e kësaj mbledhjeje janë: Ministri në detyrë i Jashtëm, Glauk Konjufca, ajo e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, ministrja Emilja Rexhepi si dhe ai i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Pas kësaj mbledhjeje, ata do të dalin edhe në një konferencë për media./Indeksonline