75 Mall Live Search
21:07 / E Diele, 31 Maj 2020 / indeksADMonline

Guardiola do të bëj gjithçka për të transferuar yllin e Juventusit

Pep Guardiola do të hedhet fuqishëm në sulm për të nënshkruar me mbrojtësin e Juventusit, Leonardo Bonucci.

Pasi dështoi në merkaton e kaluar, trajneri i Manchester Cityt do të bëj edhe një “sprint” tjetër për italianin.

Mediat angleze raportojnë se “qytetarët” janë të gatshëm të sakrifikojnë John Stones që po kërkohet nga Everton për të arritur te Bonucci.

Në anën tjetër, Zonja e Vjetër nuk dëshiron të privohet nga Bonucci që ka një kontratë që e mban atë në Torino deri në vitin 2024.

Megjithatë një shumë e volitshme mund tua ndryshoj mendjen drejtuesve të skuadrës së Juventusit. /IndeksOnline/