Publikohen gjyqtarët për dy ndeshjet e Kupës së Kosovës

Me 2 qershor pritet edhe zyrtarisht të rikthehet futbolli kosovar me ndeshjen e parë të Kupës, Prishtina – Drenica.
Pas një dite, Ballkani vendas do ta presë Feronikelin, të cilët janë fitues aktual të Kupës.
Për dy takimet e lartcekura tashmë janë publikuar edhe gjyqtarët që do të drejtojnë këto sfida.
Dueli i parë në mes të Prishtinës dhe Drenicës pritet të drejtohet nga Genc Nuza me ndihmësit e tij, Selimaj e Berisha, kurse gjyqtar i katërt do të jetë Mervan Bejtullahu.

Ndërsa, dueli i cili do të zhvillohet në Suharek, drejtohet nga Visar Kastrati me ndihmësit e tij Zeqiri e Sekiraqa, kurse gjyqtar i katërt do të jetë Bardh Ajeti.