Pezullohet kontrata për dezinfektimin e mauneve

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike ka pezulluar kontratën për dezinfektimin e mauneve që hyjnë në Republikën e Kosovës.
Në njoftimin e MPBAP-së, thuhet se dezinfektimi i kamionëve parashihej në kuadër të masave për luftimin e pandemisë së COVID-19.
“Pezullohet kontrata për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Republikën e Kosovës. Dezinfektimi i kamionëve parashihej në kuadër të masave për luftimin e pandemisë së COVID-19. Nga ky moment importuesit nuk kanë nevojë t’i dezinfektojnë maunet në pikat kufitare”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Ndryshe, drejtuesit e mauneve por edhe bizneset thanë se kjo pagesë ishte e një barrë më shumë për ta, sidomos për ata që shfrytëzonin Kosovën si vend transit dhe detyrohen që të paguajnë për dezinfektim edhe në vendet e tjera.