75 Mall Live Search
18:25 / E Hënë, 01 Qershor 2020 / indeksADMonline

Shkëmb Manaj:Një deputet nuk mund ta pengojë formimin e Qeverisë”

Deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj, ka thënë se i kanë numrat për formimin e Qeverisë me Kryeministër Avdullah Hotin.

“Sot është pranuar në Kuvendin e Kosovës aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese edhe formalisht. LDK e ka pasë qëndrim që të mos iniciojë thirrjen e seancës pa ardh aktgjykimi i plotë në Kuvend”.

“Pas konsultave me partnerët e ardhshëm e kemi riincuar kërkesën për seancë dhe kjo do të mbahet të mërkurën në orën 11:00. Të gjitha marrëveshjet politike kanë qenë të përfunduara. LDK dhe partnerët janë të gatshëm që të mërkurën ta zgjedhin qeverinë e re”, është shprehur Manaj.

Ai në Info Magazine është deklaruar rreth situatës me Kryeparlamentaren Vjosa Osmani e cila raportohet se mund të mos e votojë Qeverinë e drejtuar nga bashkëpartiaku i saj, Avdullah Hoti.