Tare mysafir në emisionin e famshëm italian, do të zbulojë planin e Lazios
Igli Tare do të jetë musafir në “Sky Sport 24” përballë Luca Marchettit e Gianluca Di Marzios. Drejtori i Lazios është i ftuar në rolin e analistit ku do të flas për futbollin italian.
Por, në paralajmërimim e emisionit, Tare pritet të flas edhe për projektin e Lazios.
Ish-ylli i Kombëtares Shqiptare pritet të zbulojë edhe të ardhmen e serbit të shumëkërkuar të Lazios, Milinkovic-Savis. Mesfushori i skuadrës romake ka ofertë nga PSG, për të cilën Tare do të jep detaje.
Emisioni transmetohet nga ora 13.30./Indeksonline/