12:15 / E Martë, 02 Qershor 2020 / indeksADMonline

Kim Kardashian akuzohet se bëri me “photoshop” edhe fotografinë e vajzës saj

Tifozët e Kim Kardashian janë acaruar pasi ylli postoj një foto nga pushimet e vitit 2018 të saj dhe fëmijëve të saj, North dhe Saint.

Ylli televiziv i “Keeping Up With The Kardashians”, 39 vjeç, është “goditur” edhe një herë me akuza për “photoshop”, por kësaj here për një imazh të vajzës së saj gjashtë vjeçare North.

Llogaria në Instagram “CelebFace” ka akuzuar Kim për foton që së pari u publikua në vitin 2018 nga një festë familjare e Kardashian-West në Bali – ku shihet vajza e saj North, katër vjeç në atë kohë.

Ndjekësit e faqes gjetën se nëna e katër vjeçares ka ndryshuar formën dhe peshën e vajzës së saj, duke ‘shpërthyer’ kështu me komente.

Një tifoz i inatosur ka shkruar: çfarë obsesioni i sëmurë. Bëni ‘photoshop’ fytyrën tuaj, trupin tuaj ose çfarëdo që dëshironi, por ju lutemi lini fëmijët tuaj të qetë. Kjo është e trishtueshme.”

Një tjetër tha “Pse ajo bëri ‘photoshop’ fëmijët e saj, për t’i bërë ata të duken më të dobët?

Kujtojmë që Kim nuk është e panjohur kur është në pyetje editimi i fotografive, pasi ajo numëron shumë të tilla në rrjetet sociale./Indeksonline/