Melinda habit me transformimin e ri, duket krejt ndryshe
Këngëtarja e njohur Melinda Ademi ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut, këtë herë jo me një projekt muzikor, por me një ndryshim të dukshëm në pamjen e saj.
Artistja është shfaqur së fundmi me një stil të ri flokësh, duke iu përshtatur trendeve më të fundit të modës, shkruan Indeksonline.
Melinda njihet për eksperimentimet e shpeshta me stilin e saj, si në muzikë ashtu edhe në pamje, dhe ky ndryshim i ri duket se e forcon imazhin e saj si një artiste që ndjek dhe vendos trende.
Postimet e saj në rrjetet sociale kanë marrë vëmendje të madhe, duke konfirmuar edhe një herë ndikimin e saj në skenën e muzikës./Indeksonline/


