“Të gjithë jemi njësoj”, Mozzik i bashkohet fushatës ‘Black Lives Matter’
Kemi vërejtur sot një mobilizim të personave të famshëm nga e gjithë bota, të cilët nëpër rrjetet sociale kanë përkrahur fushatën “Black Lives Matter”, në përkrahje të njerëzve me ngjyrë.
Kjo fushatë ka ardhur si pasojë e keqtrajtimit të personave me ngjyrë në SHBA, sidomos pas vrasjes së një personi nga policia, shkruan Indeksonline.
Kësaj fushate përkrahëse u janë bashkuar edhe këngëtarë e personazhe të njohura nga Kosova e Shqipëria.
Edhe reperi Mozzik me anë të një fotografie i është bashkuar kësaj kampanje duke shkruar se “Të gjithë jemi njësoj”, përkrah fotografisë ku shihet me një djalosh të vogël. /IndeksOnline/