75 Mall Live Search
16:01 / E Martë, 02 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ekipi i specializuar për kërkim-shpëtim nga KEK-u arrin në minierën e Artanës

Sot në minierën e Artanës ka ndodhur një aksident ku fatkeqësisht kanë humbur jetën dy minatorë.

Me këtë rast, Ekipi i specalizuar në fushën e kërkim-shpëtimit të BIPMKZ nga KEK-u ka arritur në vendngjarje.. Aktualisht, shtabi emergjent ku po merr pjesë edhe Drejtori i BIPMKZ së KEK-ut, Milazim Plakaj, janë duke përgatitur ekipin për nxjerrjen e dy viktimave.

“u.d. Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, Luigj Imeri i cili po ashtu është në vend ngjarje, në emër të korporatës Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve që në aksidentin e sotëm humbën më të dashurit e tyre”, thuhet në njoftimin e KEK-ut./Indeksonline