75 Mall Live Search
19:56 / E Martë, 02 Qershor 2020 / indeksADMonline

Driton Selmanaj shpërblehet me postin e zëvendëskryeministrit

Kryesia e LDK-së ka mbajtur sot një mbledhje, derisa në një konferencë për media foli kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa.

Ai tha se nesër Kosova do të bëhet me qeveri të re.

Ndërsa mandatari për kryeministër, Avdullah Hoti prezantoi emrat e ministrave të LDK-së ashtu siç raportoi pak çaste më parë edhe IndeksOnline, e këta janë:

Agim Veliu, Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike
Hikmete Bajrami, Ministre e Financave
Arban Abrashi, Ministër i Infrastrukturës
Anton Quni, Ministër i Mbrojtjes
Armend Zemaj, Ministër i Shëndetësisë
Besian Mustafa, Ministër i Bujqësisë
Vlora Dumoshi, Ministre e Kulturës

Ndërsa, ish-analisti politik që iu bashkua LDK-së e i cili më pas mori votat për deputet, u shpërblye nga kjo parti me postin e zëvëndeskryeministrit./Indeksonline