Kaltrina i kthehet ekranit pas pushimit të lehonisë

Kaltrina Mikushnica është një prezantuese e njohur dhe një fytyrë mjaft e dashur në ekranin shqiptar.
Ajo me drejtimin e shumë emisioneve, ndër vite, ka arritur të krijoj një imazh mjaft të dashur për publikun, shkruan Indeksonline.
Së fundmi është promovuar një promo, e emisionit të saj më të ri me titull “Dy ditë”.
Ky emission do të shfaqet çdo të shtunë dhe të dielë nga ora 10:00, në Radio Televizionin e Kosovës.
Kujtojmë që Kaltrina është një nënë e përkushtuar ndaj dy vajzave të saj. /Indeksonline/