Garda, gati për ceremoninë e Hotit

86 deputetë ishin të pranishëm në Kuvendin e Kosovës dje për të votuar Qeverinë e Hotit.
Qeveria e re e Kosovës nën udhëheqjen e Avdullah Hotit mori 61 vota pro, 24 kundër dhe një abstenim.
Sot edhe zyrtarisht Avdullah Hoti, do të marrë detyrën e tij të re, për të udhëhequr shtetin e Kosovës, raporton Indeksonline.
Para objektit të Qeverisë tashmë është vendosur edhe Garda e FSK-së të cilët në një organizim të veçantë, do të presin kryeministrin Hoti në ditën e tij të parë si kryeministër i vendit.

Duhet përkujtuar se kjo qeverisje e re: LDK, AAK, Nisma dhe komunitetet vjen pas prishjes së koalicionit VV-LDK, që po e udhëhiqnin vendin disa muaj me radhë./Indeksonline/

