Policia, në kërkim të kosovares, që ishte e dashura e pedofilit gjerman Christian Brueckner

Pedofili gjerman Christian Brueckner , i njohur për rastin Medeleine McCann, shumë shpejt mund të lirohet nga burgu. Policia gjermane, ka frikë se dhunuesit gjerman mund t’i jepet lirimi me kusht, ndërsa janë duke kërkuar ish-dashurën e tij “të mitur kosovare”, e cila mund të ndihmojë në zgjidhjen e rasti.
Sipas raportimit të Daily Mail,pedofili Brueckner, ka të drejtë për lirimin me kusht këtë fundjavë, ndonëse policia përpiqet dëshpërimisht të gjej të dashurën e tij kosovare pak para se të ndodhte rasti i rëndë me tre vjeçare e zhdukur më 3 maj, 2007.
Brueckner është pas hekurave në Gjermani pasi u burgos vitin e kaluar dhe u dënua me shtatë vite në një burg të Gjermanisë,për përdhunimin e një turisteje 72 vjeçare amerikan në vendpushimin Algarive 18 muaj para se Maddie të zhdukej.
Zhdukja e vogëlushes britanike, Madeleine McCann është cilësuar si ‘misteri i shekullit’.