Dua Lipa tregon mbështetjen e saj për luftën kundër racizmit

Dua Lipa iu është bashkuar artistëve që po ndihmojnë në mbështetjen e organizatave që luftojnë racizmin.
Në një postim në Instagram 24 vjeçarja ka treguar përkrahjen e saj duke bërë thirrje që të dhurohen donacione në ndihmë të këtyre organizatave.
“Nëse kujdeseni për padrejtësitë që u ndodhin njerëzve me ngjyrë në Amerikë, bashkohuni me mua në dhurimin dhe përhapjen e fjalës. Gjatë javës tjetër, unë jam duke u zotuar të dhuroj dhe rris shikueshmërinë e organizatave si “Campaign zero” që janë duke punuar për t’i dhënë fund dhunës në polici. Kontrolloni në storiet e mia për më shumë informacion dhe ndihmoni në përhapjen e vetëdijes duke etiketuar një mik dhe duke vendosur një në komente. #ARTISTSFORBLACKLIVES”, ka shkruar Dua.
Rikujtojmë që Dua bashkë me të dashurin Anwar dhe babain e saj, Dukagjinin ishin pjesëmarrës në protestën e organizuar në Londër./Indeksonline/