75 Mall Live Search
09:08 / E Diele, 07 Qershor 2020 / indeksADMonline

Reagon Yllka Kuçi: Pushofsh i qetë shoki im Behar

Mbrëmë u gjet i varur një person në fshatin Moglicë të komunës së Gjakovës, e që bëhet fjalë për Behar Morinën, një nga tupanxhinjtë e njohur në Kosovë.

Ky lajm ka shokuar opinionin, madje reagime ka pasur edhe nga emra të njohur të estradës shqiptare, shkruan Indeksonline.

Keqardhjen për këtë rast tragjik, e ka shprehur edhe këngëtarja nga Gjakova, Yllka Kuçi, e cila duket se e ka përjetuar rëndë lajmin për humbjen e shokut të saj Beharit.

Përmes një fotografie në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka kujtuar atë duke shkruar: “Ka me na mungu Sevdaja jote… Pushofsh i qetë shoki im Behar”.  /IndeksOnline/