Gjatë 3 muajve, në Klinikën e Neonatologjisë, u trajtuan 1 mijë e 918 foshnja me probleme shëndetësore

Gjatë tre muajve të fundit, Klinika e Neonatologjisë ka ofruar shërbimet e nevojshme shëndetësore për të gjitha foshnjat, me gjithë situatën e krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19.
Në një publik të QKUK-së thuhet se në këtë klinikë janë trajtuar 1 mijë e 918 foshnja me probleme të natyrave të ndryshme.
72 prej tyre janë transferuar nga spitalet rajonale, përfshirë edhe ato private, për trajtim të mëtutjeshëm, transmeton Indeksonline.
Kurse nga numri i përgjithshëm, në Neonatologji janë pranuar 149 foshnjA të lindura para kohe, teksa në kujdesin intensiv janë nënshtruar 223 foshnja./Indeksonline/