75 Mall Live Search
08:47 / E Premte, 12 Qershor 2026 / Z S

Policia në Gjilan shqipton mbi 1000 gjoba brenda një jave

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore një javore në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e treqind e pesëmbëdhjetë 1315 gjoba.

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

Hetim i gjashtëmbëdhjetë aksidenteve të trafikut me dëme materiale,

Hetim i dymbëdhjetë aksidenteve të trafikut me të lënduar,

Shqiptuar njëzet e një gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë,

Shqiptuar tridhjetë e një gjoba për përdorim të telefonit,

Shqiptuar gjashtëdhjetë gjoba ndaj ngasësve të motoçikletave

Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për tridhjetë e tri (33) ngasës.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin, vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve