75 Mall Live Search
18:52 / E Hënë, 08 Qershor 2020 / indeksADMonline

Mos i mbani trangujt në frigorifer, lista e gjërave që nuk duhet mbajtur aty!

Kur bëhet fjalë për ushqimet, pak prej nesh kontrollojmë këshillat për to dhe thjesht i vendosim në dollap apo frigorifer.

Por me sa duket shumë prej nesh po i ruajmë gabimisht – dhe me të vërtetë mund të ndikojë në shijen dhe zgjatjen e tyre, shkruan Mirror, transmeton Indeksonline.

Një listë grafike se cilat gjëra duhen mbajtur në frigorifer dhe ato që nuk duhet, kanë lënë pa mend shumë njerëz

Një nga gjërat që ka habitur shumicën e njerëzve është tragulli, i cili siç duket është menduar të jetojë në dollap, dhe njerëzit nuk e kishin idenë..

Cucumber

Fotografia u nda në një grupin në Facebook “Feeding a family on £1 a day”, dhe ka shkaktuar një debat të madh në internet.

Dhe kjo nuk është e gjitha – grafika thotë gjithashtu se hudhrat, specat dhe patatet nuk duhet të ruhen në frigorifer, ndërsa karrotat, brokoli, spinaqi dhe fasulet e gjelbërta duhet.

Frutat si luleshtrydhet, rrushi, mjedrat dhe qershitë duhen mbajtur në frigorifer, ndërsa mollët, avokadot, mangot dhe bananet nuk duhen./Indeksonline/