75 Mall Live Search
19:09 / E Hënë, 08 Qershor 2020 / indeksADMonline

Italia, 3 muaj nga shpallja e pandemisë, 65 viktima në 24 orët e fundit

Kjo e hënë shënon plot 3 muaj nga data 8 mars 2020 kur qeveria Italiane shpalli gjendjen e emergjencës kombëtare për shkak të pandemisë dhe vendosi regjimin e mbylljes në shtëpi.

Deri më sot numri i viktimave nga koronavirusi ka arritur në 3 3964 e të infektuarit janë 235 278.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 65 viktima e 280 raste më shumë.

Numri i të shëruarve është 166 584.

Persona aktivë me koronavirus janë aktualisht 34 730.

Në struktura spitalore po kurohen 4729 e në reparte intensive 283 pacientë.

Në kushte izolimi shtëpiak po kurohen 29 718 pacientë.