Kim Jong un takon politikanët e vendit, s’ka Covid-19 në vendin e tij, por ai tregohet i kujdesshëm!

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong un u shfaq pas një kohe të gjatë për media.
I veshur me një këmishë të bardhë dhe i buzëqeshur si rrallë herë Jong un është takuar me politikanët e vendit.
Kim Jong-un mbajti distancimin shoqëror nga kolegët e tij, pavarësisht se Koreja e Veriut nuk kishte raste të konfirmuara zyrtare të Covid-19.

Zyrtarët e tjerë të partisë nuk dukej të mbanin distancën e tyre dhe ishin ulur direkt pranë njëri-tjetrit. Takimi vjen disa javë pasi u pohua se despoti i Koresë së Veriut ishte i sëmurë rëndë, shkruan “Daily Mail”, transmeton Indeksonline.

Jong Un u zhduk nga media shtetërore për javë të tëra, duke nxitur spekulime për shëndetin e tij dhe vendndodhjen dhe shqetësimin për perspektivat, për shtetin e armatosur bërthamor në rast të një vazhdimësie të papritur.
Koreja e Veriut po përballet me një kohë të pasigurisë ekonomike në mes të pandemisë globale COVID-19 që po bën presion shtesë mbi ekonominë e Veriut, tashmë e mposhtur nga sanksione ndërkombëtare që synojnë të ndalojnë programin e saj bërthamor.
Në takim u diskutua për “çështje thelbësore që lindin në zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë së vetëmjaftueshme të vendit dhe përmirësimin e standardit të jetesës së njerëzve”, tha agjencia shtetërore e lajmeve KCNA. /Indeksonline/