75 Mall Live Search
10:32 / E Martë, 09 Qershor 2020 / indeksADMonline

Dafina s’mund ta shikojë veten në intervista: Më vjen turp!

Dafina Zeqiri pas një kohe të gjatë, është rikthyer me një intervistë në televizion.

Ajo ishte e ftuar në emisionin “NIN”, ku foli për shumë gjëra, si përgatitjet e albumit të ri “Dafinë moj” ashtu edhe jetën personale.

Por, ndonëse u komentua shumë dhe pati shikueshmëri të madhe, Dafina ka deklaruar se ajo nuk mund ta shikojë veten në intervista teksa flet sepse i vjen turp.

Në disa InstaStory që ka publikuar sot, Dafina tregoi se është në studio, duke punuar, derisa po shfaqej intervista e saj.

“Duke incizuar derisa intervista ime ishte duke u transmetuar në TV! Për disa arsye mua më vjen turp, nuk mund ta shikoj dhe ta dëgjoj veten, duke folur.

Dafina ka falënderuar të gjithë ata që e komplimentuan pas intervistës./Indeksonline/