75 Mall Live Search
10:00 / E Martë, 09 Qershor 2020 / indeksADMonline

Grabitja e bujshme në Rinas, ndërron jetë në spital i njohuri si “Daja nga Kosova”

Ndërron jetë në Spitalin e Traumës Ragip Hajdini i njohur si “Daja” nga Kosova. Ajdini është arrestuar për grabitjen e 9 prillit në Rinas.

Burime për abcneës.al bëjnë të ditur se mengjesin e sotëm ishin familjarët për ta takuar, por që nuk u lejuan nga bluzat e bardha për shkak të pandemisë. 50- vjecari vuante nga një sëmundje e rëndë.

Hajdini ishte personi i gjashtë i arrestuar për grabitjen e parave në Rinas më 9 prill 2019. Ai u arrestua te “Shkëmbi i Kavajës”.