KQZ-ja pritet të miratojë kandidatët për deputetë

Komisioni Qendror Zgjedhor, do të mblidhet të mërkurë në orën 14:00.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi, përmes një komunikate shtypi.
Gjatë kësaj mbledhje do të diskutohet për miratimin e rekomandimit për presidentin e Republikës së Kosovës për kandidatët e radhës për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Po ashtu do të miratohet raportit ZRPPC-së për partitë politike që nuk kanë dorëzuar formularin për vazhdimin e regjistrimit.