Thaçi: Kemi një Qeveri të pakicës shqiptare, edhe opozita të përfshihet në ekipin e dialogut

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se gjithë spektri politik duhet të përfshihet në çështje finale të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, qeveria aktuale është pakicë dhe kjo detyronë që edhe opozita të jetë pjesë e ekipit për dialogun.
“Presidenti i vendit përfaqëson brenda dhe jashtë. Ai që e njeh Kushtetutën e di qartë. Ne si spektër politik duhet të zhvillojmë një proces të ecjes përpara sa më gjithëpërfshirës. Kemi një Qeveri të pakicës shqiptare që duhet të punojmë edhe me opozitën.
Në fund të fundit çështja i takon Parlamentit që çdo marrëveshje do të kalojë në Parlament 2/3. Kjo është përgjegjësi Kushtetuese dhe ligjore dhe nuk është çështje e seminareve”, ka deklaruar ai pasi vendosi lule te pllaka memoriale e KFOR-it në Prishtinë./Indeksonline/