75 Mall Live Search
09:37 / E Enjte, 11 Qershor 2020 / indeksADMonline

Presidenti, kritikon për mosmirëmbajtjen e shtatores së Zahir Pajazitit

Sot u bën 21 vjet nga tërheqja e forcave kriminale ushtarake e paramilitare serbe nga Kosova, duke shënuar kështu fundin e pushtimit serb.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi tha se këto ditë shënohen ditët e lirisë së Kosovës, 21 vjetori i lirisë së vendit të çlirimit të Kosovës.

Derisa ai ka bërë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, në Prishtinë.

“Sot me nderime tek heroi i popullit e kombit Zahir Pajaziti prej komandantëve të parë të Kosovës dhe përmes këtij nderimi shtetëror dërgojmë mesazhin e respektit shtetëror për heronjtë, invaliditët, familjet e dëshmorëve, nderojmë sakrificën e të gjithë qytetarëve që në një formë apo tjetër edhe me pushkë në dorë apo me rezistencë kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Pa luftën e UÇK-së, pa sakrificën e qytetarëve nuk do të lëvizte as bota”, tha Thaçi, shkruan Indeksonline.

Derisa i njëjti kritikoi institucionet gjegjëse për mospërkujdesjen ndaj shtatoreve, me theks të veçantë atë të Zahir Pajazitit.

“I bëj ftesë institucioneve përkatëse të MKRS-së dhe komunale që të përkujdesen më tepër për lapidarët që i kemi, edhe për monumentin e Zahir Pajazitit”, tha Thaçi./IndeksOnline/