Miratohet propozimi i Qeverisë në Parlament, s’rrezikohen pagat e sektorit publik

Me 59 vota për të pozitës dhe 41 kundër nga opozita ka kaluar propozimi i Qeverisë për shqyrtimin e vendimit për ndryshimin dhe tejkalimin e përkohshëm të rregullave fiskale të deficitit, si edhe kufizimit të bilancit bankar të përdorshëm.
Para këtij vendimi u bë një diskutim i gjatë midis deputetëve dhe në një rast ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka paralajmëruar se në rast të mosvotimit të këtij tejkalimi rrezikohej ulja e pagave në sektorin publik./IndeksOnline/